E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Bastisja e Ministrisë së Transporteve, spektakël

Bastisja e Ministrisë së Transportit të Kosovës dhe pronave të Ministrit Fatmir Limaj nga ana e EULEX-it, ishte një spektakël, ndërhyrje politike dhe prirje për denigrimin e institucioneve. Kështu u shpreh Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shtuar se misioni evropian mund ta kishte ushtruar përgjegjësinë e tij në mënyrë më qytetare.

“Jam i bindur se vetë deklarata e ministrit Limaj se jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo ftese, çdo kërkesa që vjen nga organet e drejtësië, qoftë nga prokuroria, qoftë nga hetuesia, qofët nga gjyqësia është një pëgjegje shumë e qartë. Organet e hetuesisë qoftë ato të Republikës ës Kosovës, apo ato të EULEX-it kanë mundur ta ushtrojnë detyrën e vet në mënyrë shumë më civilizuese dhe jo ashtu siç është kryer”, tha Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Krasniqi ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e rendit dhe ligjit, por
ka kërkuar nga EULEX-i që të jetë me efektiv në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri të Kosovës.

“E kam mbështetur EULEX-in dhe jam quajtur zëdhënës i EULEX-it. Por kam thënë se nëse EULEX-i është për ta luftuar krimin, për ta vendosur rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës e ka mbështetjen tonë të fuqishme. Ne na vjen keq se në këtë rrafsh EULEX duhet të tregojë se është për ta luftuar cdo formë të krimit, të korrupsionit dhe trafiqe të ndalaura që ajnë shumë, sidomos në pjsën veriore e ku nuk është bërë asgjë gjatë këtyre viteve”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin publik e ka cilësuar operacionin e EULEX-it si “të panevojshëm, joprofesional dhe tendencë për linçim”, ndërsa ka kritikuar shefin e ICO-së, Pieter Feith, për një angazhim të pjesshëm të tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri të Mitrovicës.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›