G8, Medvedev do përqendrohet tek bota arabe

Presidenti rus Dimitri Medvedev do të jetë i pranishëm në samitin e G8-ës të enjten dhe të premten, në Francë, ku do të përqëndrohet tek moderimi i kërkuar nga Moska në konfliktet dhe lëkundjet në botën arabe dhe do të propozojë një rritje të sigurisë për Energjetikën Bërthamore, pas dramës së Fukushimës, në Japoni. Udhëheqësit e tetë vendeve më të pasura të botës do të trajtojnë çështjen e konflikteve në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme gjatë diskutimeve me temën "Pika e fortë është përcaktimi i asaj që po ndodh - revolucion, modernizimin, apo kolaps regjimin' dhe të vendosë se si e G8-a mund të kontribuojë "për zgjidhjen e problemeve', deklaroi Viktor Kremenyuk, një analist në Akademinë e Shkencave. Por krerët e shteteve do të përpiqen të arrijnë një pozicion të përbashkët mbi këtë temë, duke pasur parasysh dallimet në qasjen e Rusisë, a cila është kundër çdo forme ndërhyrjeje, dhe perëndimorëve, më ndërhyrës, si bombardimet e koalicionit ndërkombëtar në Libi. "Bisedimet do të jenë shumë të vështira duke ditur se çfarë ka ndodhur në muajt e fundit', paralajmëroi zoti Kremenyuk. Gjatë ditëve të fundit në France, janë zhvilluar dhe protesta kundër samitit të G8-ës.