Presidenti Obama mbërrin në Irlandë
Presidenti Barak Obama ka mbërritur në Irlandë, që është ndalesa e parë e liderit amerikan në kuadër të turneut në katër shtete evropiane.
Qëndrimi i Obamës në Irlandë pritet të përfshijë edhe vizitën në fshatin e vogël të Monigallit, vendlindja e katërgjyshit të tij.
Të martën, Obama dhe gruaja e tij, Mishell, pritet të vazhdojnë turneun në Britani, ku do të jenë mysafirë të mbretëreshës Elizabet në një darkë zyrtare shtetërore.
Obama do të qëndrojë edhe në Francë dhe Poloni.