E Diel, 1 Nëntor 2026

“G99”, çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet

Pak ditë pas konferencës së parë kombëtare G99 çel zyrtarisht fushatën. Në një aktivitet së bashku me këngëtarin Alban Skenderaj, kreu i G99 ka ftuar shqiptaret e veçanërisht të rinjtë të vendosin në 28 qershor fundin e dështimit të qeverise. 

TIRANE- Nën tingujt e muzikës së Alban Skënderaj, “G99” ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 28 qershorit, të cilën Erjon Veliaj e cilësoi si një përballje mes të resë e të vjetrës si dhe zhvillimit e regresit. Shqiptarët- tha kreu i G99 kanë në dorë të vendosin të ardhmen e tyre mes dështimeve në çdo sektor të qeverisjes aktuale dhe mundësisë për ti dhënë fund agonisë 19 vjeçare. Sipas Veliaj politika e re e përfaqësuar nga partia që ai drejton do të prijë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një të ardhme të sigurtë dhe evropiane.

“Kemi një ekip të pleqve të politikës, një ekip të lodhur dhe të rraskapitur, nbjë ekip që ne të rijntë duhet ta mundim me çdo kusht. Ndaj unë ju ftoj që të vini në ekipin e të rinjve më 28 qershor të lozim fortë dhe në fund fare tia dalim. Prindërit tonë kanë thënë se kush do të jenë ata që do ta bëjnë Shqipërinë, dhe përgjigja është Do jemi ne”- u shpreh kreu i G99 Veliaj.

Pak ditë më parë “G99” ka zhvilluar edhe konferencën e parë kombëtare, ku janë prezantuar kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe programi elektoral me tre shtyllat kryesore. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›