Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndjen edhe Tirana
Elbasani ndjeu lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e sotme. Epiqendra ishte 12 km larg Elbasanit, në fshatin Kuturman, ndërsa është ndjerë edhe në kryeqytet. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Sizmiologjik. Nuk raportohet për dëme.
TIRANE- Pak minuta më parë rrjeti sizmiologjik kombëtar regjistroi lëkundje të forta tërmeti në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare, tërmeti e kishte epiqendrën 12 km larg Elbasanit, në fshatin Kuturman.
Lëkundje më të lehta janë ndierë edhe në Tiranë. Instituti sizmiologjik konfirmon se nuk ka raportime për dëme si pasojë e lëkundejeve të tërmetit.
Sipas burimeve të institutit të Sizmiologjikut bëhet e ditur se lëkundjet kanë patur një magnitudë, 3.7 ballë të shkallës rihter. Ndërsa në epiqendër ato janë regjistruar me intesitet 5 ballë.
(e.n/BalkanWeb)