Tkurret LSI, 3 përfaqësues i bashkohen PS
Të tjera largime në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ju bashkangjitur Partisë Socialiste. Kështu ne qytetin e Lushnjes janë larguar 2 përfaqësues të kësaj force, ndërsa në Fier është larguar kandidatja e kësaj partie.
LUSHNJE- Sërish largime në radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste. Kështu kryetari i Bashkisë së qytetit të Lushnjes, Albert Sanxhaku është larguar nga LSI-ja per t'u bashkuar me PS-në. Sanxhaku është pasur edhe nga kryetari i degës së LSI-se në Lushnje, Vladimir Hajdari. Dy ish përfaqësuesit e LSI-së e kanë justifikuar largimin e tyre me faktin se dega e Lushnjes nuk është përfaqësuar siç duhet tek kjo parti.
Ndërkohe, LSI-ja e Ilir Metës është braktisur edhe nga kandidatja e kësaj partie në Fier, Rudina Jupe, edhe ajo i është bashkangjitur PS-së. (a.r/news24/balkanweb)