E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZA – 10 të vdekur pas një sulmi izraelit kundër terroristëve

BREGU PERËNDIMOR, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Dhjetë palestinezë kanë vdekur në sulmet izraelite në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot Gjysmëhëna e Kuqe.

Një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se ”10 palestinezë u vranë gjatë natës në sulmet izraelite në disa qytete në Bregun Perëndimor të pushtuar”.

”Dy palestinezë u vranë në qytetin e Xheninit, katër nga bombardimi i një makine në një fshat aty pranë dhe katër të tjerë në një kamp refugjatësh pranë qytetit të Toubas”, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Ndërkohë, ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se është duke kryer një operacion në Bregun Perëndimor verior.

“Forcat e sigurisë filluan një operacion për të luftuar terrorizmin në Xhenin dhe Tulkarem”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se dy burra të moshës 25 dhe 39 vjeç u vranë nga forcat pushtuese në Xhenin./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›