E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Sulmet ukrainase me dronë godasin depo karburantesh dhe mbyllin aeroporte

ROSTOV, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Një sulm ukrainas me dron ka shkaktuar një zjarr në një depo karburanti në distriktin Kamensk në Rusinë jugore, njoftoi sot guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev.

”Nuk ka pasur viktima”, tha ai.

Në rajonin e Rostovit, një depo e madhe karburanti në qytetin e Proletarsk është djegur prej ditësh pas një sulmi me dron.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 12 dronë ukrainas janë kapur gjatë natës – katër mbi rajonin e Rostovit dhe tetë mbi rajonin Voronezh në Rusinë jugore.

Ky informacion ushtarak nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Në rajonin e Voronezhit, sipas administratës rajonale, banorët e dy fshatrave duhej të linin përkohësisht shtëpitë e tyre.

Sulmet me dron të Ukrainës duket se po përparojnë në Rusi.

”Aeroportet në Kazan dhe Nizhnekamsk, larg në lindje të Moskës, pezulluan përkohësisht operacionet e fluturimit”, sipas autoritetit të aviacionit ”Rosaviatsiya”.

Raportet e mediave thanë se pezullimi ishte për shkak të rrezikut të paraqitur nga dronët në ajër.

Ukraina ka luftuar një pushtim rus për dy vjet e gjysmë dhe me gamën në rritje të dronëve të saj luftarak, po synon gjithashtu vende shumë prapa vijës së frontit./   a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›