GAZA – 10 të vrarë pas sulmit të fundit ajror izraelit

GAZA, 16 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që shënjestronte një shtëpi në Gazën veriore, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
”Disa persona mbetën të plagosur prej sulmit”, njoftoi WAFA duke cituar burimet mjekësore.
Ushtria izraelite tha se po kontrollonte raportin.
Mediet palestineze publikuan imazhe që thuhet se tregojnë pasojat e sulmit gjatë natës në një lagje në pjesën lindore të qytetit të Gazës, me njerëz të plagosur duke u transportuar.
Ushtria izraelite nisi një operacion fundjavën e kaluar për të zgjeruar atë që përshkruhet si një “zonë sigurie”.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të evakuojnë zonën.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi kohët e fundit se ushtria do të zaptojë pjesë të mëdha të Rripit të Gazës për t’i kthyer ato në “zona të sigurisë” izraelite.
Izraeli ka kërcënuar të mbajë me force ato zona për t’iu bërë presion grupit ekstremist palestinez, Hamas në mënyrë që të lirojnë pengjet e mbetura në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta.
Lufta e fundit në Gaza shpërtheu pasi Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1 200 persona dhe duke kapur më shumë se 250 pengje./ /b.n/