E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – 34 viktima nga sulmet e fundit izraelite

GAZA, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Sulmet izraelite vranë të paktën 34 persona në Rripin e Gazës, përfshirë 26 vetëm në qytetin e Gazës.

Izraeli ka deklaruar qëllimin e tij për të marrë kontrollin e plotë të qytetit më të madh të Rripit, ku besohet se jetojnë afërsisht një milion banorë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se afërsisht 100 000 palestinezë deri më tani kanë ikur nga qyteti.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se ofensiva do të përkeqësojë një situatë humanitare tashmë shumë të rëndë.

Trupat izraelite dërguan mesazhe zanore dhe me tekst dhe shpërndanë fletëpalosje duke u bërë thirrje civilëve të largohen duke paralajmëruar se “të qëndrosh në këtë zonë është shumë e rrezikshme”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›