E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ermal Shena emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndryshimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Kështu, Kastriot Gurra është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra u emërua në këtë post në 11 janar të vitit 2024.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Ermal Shenën.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) është një institucion publik qendror, i krijuar për të menaxhuar procesin e shpronësimeve dhe përfitimit të pasurive të paluajtshme që shteti merr për interes publik.

Misioni i ASHSH-së është të garantojë që procedurat e shpronësimit ose të marrjes në përdorim të përkohshëm, për interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë privatë në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë të realizohen në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre pasurore.

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›