GAZA – Hamasi dorëzon kufomat e katër pengjeve izraelite

GAZA, 20 shkurt /ATSH-AA/ – Grupi palestinez i rezistencës, Hamasi, dorëzoi sot trupat e katër robërve izraelitë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza.
Kufomat e gruas Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj Ariel dhe Kfir, si dhe Oded Lifshitz, iu dorëzuan përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Dorëzimi ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, e cila hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën e Izraelit që ka vrarë deri tani rreth 48 300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha./ /os/