GJERMANI – Merz: Evropa ka nevojë për aksesin e vet në hapësirë mes ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së

TIRANË, 20 shkurt /ATSH-DPA/- Evropa ka nevojë për qasje të pavarur në hapësirë në kuadër të ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së nën drejtimin e presidentit Donald Trump, tha sot udhëheqësi konservator gjerman, Friedrich Merz.
“Për disa javë, dhe ndoshta edhe për disa ditë, e kam parë këtë pavarësi si edhe më urgjente se më parë”, tha Merz gjatë një vizite në kompaninë hapësinore OHB, në qytetin verior gjerman, Bremen.
“Sipas mendimit tim, hapësira ajrore është një nga çështjet strategjike më të rëndësishme që ne duhet të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikisht”, shtoi Merz, i cili është favorit për t’u bërë kancelar pas zgjedhjeve të së dielës.
“Evropa kërkon aftësi të mëtejshme në satelitët e zbulimit dhe motit”, tha 69-vjeçari.
“Është e një rëndësie të madhe politike dhe strategjike për ne që të jemi në gjendje të zhvillojmë satelitë zbulues dhe satelitë të motit nga burimet tona dhe t’i vendosim në orbitë, në hapësirë”, tha ai.
Bremeni do të presë këshillin e ardhshëm ministror të Agjencisë Evropiane të Hapësirës në nëntor.
Takimi do të vendosë për projektet e ardhshme evropiane të hapësirës dhe financimin e tyre.
Shifrat nga shoqata gjermane e industrisë hapësinore BDLI treguan se Evropa lëshoi vetëm katër raketa në vitin 2024, me SHBA-në që kryeson me 220 lëshime civile dhe ushtarake.//a.i/