E Diel, 1 Nëntor 2026

GAZA – Hamasi konfirmon marrëveshjen me Izraelin për fazën e dytë të armëpushimit

GAZA, 31 korrik /ATSH -ANSA/  Hamasi Ka  konfirmuar marrëveshjen e tij me Izraelin për fazën e dytë të armëpushimit.

Marrëveshjeja me Izraelin për fazën e dytë të armëpushimit, përfshin edhe çarmatimin e lëvizjes islamike që qeveris Rripin e Gazës.

Dy zyrtarë të Hamasit deklaruan l se marrëveshja është finalizuar, duke përforcuar kështu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte njoftuar më herët se palët kishin arritur një dakordësi për vijimin e procesit të armëpushimit.

Marrëveshja pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në përpjekjet për uljen e tensioneve në Rripin e Gazës.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›