E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – Lamtumirë Franco Baresi, ikona e Milanit humb betejën me sëmundjen

ROMË, 31 korrik /ATSH / Futbolli italian është në zi.

Gjatë natës ka ndërruar jetë Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian. Ai ishte 66 vjeç, shkruan skytg24.it.

Lajmin e hidhur e konfirmoi vetë Milani përmes një postimi në rrjetin social X, ku klubi i dha lamtumirën një prej figurave më të rëndësishme të historisë së tij:

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit.

Shembulli i tij, personaliteti dhe vlerat e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë përbërëse dhe themelore e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit tonë.”

Franco Baresi ishte simbol i Milanit, klub me të cilin ndërtoi një karrierë legjendare dhe fitoi trofe të shumtë në Itali dhe në Europë, duke u bërë një nga kapitenët më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Në vitin 2025, ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një noduli në mushkëri.

Pavarësisht ndërhyrjes, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe gjatë natës ai u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin italian dhe botëror.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›