GAZA – Tetë viktima pas sulmit izraelit në një shkollë që përdorej nga UNRWA

GAZA, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Tetë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit që goditi një shkollë pranë qytetit të Gazës, e përdorur për shpërndarjen e ndihmave.
Sulmi me sa duket goditi një pjesë të një instituti të menaxhuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA).
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se vendi ishte përdorur nga UNRWA, por tani po përdoret nga militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke shtuar se kishte marrë masa paraprake para bombardimeve për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të civilëve.
UNRWA thotë se po shqyrton detajet e sulmit të raportuar përpara se të japë informacione të mëtejshme./ /os/