E Enjte, 5 Nëntor 2026

KORE E JUGUT – 20 të vdekur nga zjarri në një fabrikë baterish

SEUL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Të paktën 20 persona kanë vdekur në një zjarr në një fabrikë të baterive litium pranë Seulit, njoftoi transmetuesi publik KBS të hënën, duke cituar punonjësit e shpëtimit.

Trupat e tyre u gjetën të shpërndarë në ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej.

Numri i të zhdukurve fillimisht u vlerësua në 23, shumica e të cilëve punëtorë të huaj.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Televizioni i Koresë së Jugut tregoi flakë dhe re të dendura tymi që dilnin nga ndërtesa pas një zjarri që shpërtheu në mëngjes./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›