E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GAZA – Vritet Salah al-Bardaweel, zyrtari më lartë i Hamasit

GAZA, 23 mars /ATSH/ – Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, tha një zyrtar i Hamasit për BBC.

Sulmi ajror vrau Bardaweel, i konsideruar si udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, dhe gruan e tij.

Autoritetet shëndetësore në territorin palestinez të drejtuar nga Hamasi thanë se të paktën 18 persona ishin vrarë në Khan Yunis dhe më tej në jug në Rafah deri më tani të dielën.

Izraeli rifilloi sulmet e rënda në Gaza në fillim të kësaj jave – në fakt duke i dhënë fund fazës së parë të një armëpushimi që zgjati pothuajse dy muaj.

Ai fajësoi Hamasin për refuzimin e një propozimi të ri të SHBA për të zgjatur armëpushimin. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›