Vlorë, dy në pranga për falsifikim të pasaportave biometrike

Në kushtet e flagrancës u arrestuan shtetasit Alfred Gucaj, 29-vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë; Viron Pasha, 49-vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.
Ndërkohë, policia shpalli në kërkim shtetasin Arjanit Ismailaj, 48-vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bazë të informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Sektori Kundër Krimit Financiar dhe nga një sërë veprimesh hetimore me metoda speciale ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime dokumentesh të ndryshme zyrtare dhe pasaportash biometrike.
Këta shtetas mbi bazën e porosisë së shtetasve në kërkim nga dhe me precedentë penalë, kundrejt shumave të konsiderueshme siguronin dokumentin e porositur (pasaportë biometrike, kartë identiteti ose leje drejtimi) duke i blerë ato nga qytetarë të thjeshtë dhe më pas i falsifikonin duke i ndryshuar të dhënat e gjeneralitetet.
Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve ju janë gjetur dhe në cilësinë e provës materiale dy Pasaporta Biometrike; një kartë identiteti; dy leje drejtimi-automjetesh; gjashtë aparate celularë të markes Nokia-Vodafon-Sagem dhe shumën prej 89.000 lekë e 200 euro; dy kompjutera Laptop e USB, dy printera, një pajisje elektronike për prodhim vulash dhe stampash të ndryshme; dy automjete, 1 - i markës Mercedes–Benz ML 270 pa targa dhe 1- i markës Mercedes–Benz 250 me targa VL 5660 C, si dhe një Motoçikletë e markës “Vespa”. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Start/
2012-01-24 11:23