GILI, "Nuk jam kukull qe dirigjohem"
Te gjithe e mbajne mend me kengen "Xixellonja", me pas renditen shume te tjera, balada e ritmike. Ndryshimet e saj ne muzike dhe ne look nuk jane shume te ndjeshme, kjo fale edhe stilit te saj te konsoliduar ne vite. "Kenga ime jam une vete; nuk jam nje kukull qe dirigjohet sipas kerkesave. Kam shume fansa te cilet me duan keshtu si jam, ndaj edhe ndiej pergjegjesi ndaj tyre", deklaron Gili ne nje interviste per suplementin "Summer Time" ne "KJ". Kengetarja kosovare qe ka prekur suksesin ne Shqiperi me hitet e saj dhe pjesemarrjet ne festivale, thote se bukurine arrin t'ua besoje grimiereve profesioniste, qe mund te bejne mrekullia. "Nuk kam operacione as botoks-e, por nuk jam kunder tyre", shton me tej ajo, duke nenkuptuar se ndoshta ne te ardhmen do t'u nenshtrohet ketyre trajtimeve "cudiberese". Sa i perket videove me femra super-seksi dhe tejet te zhveshura, ajo jep kete koment: Sot na vershojne kengetaret e zhveshura ne kufijte e banalitetit dhe shpresoj te mos kem qene idhulli i tyre. Mendoj se une isha shembull shume me i mire per vajzat e vogla qe enderronin te beheshin kengetare. Me nje jete familjare tejet te rregullt, Gili dhe bashkeshorti i saj perpiqen qe cdo minute te kohes se tyre te lire, ta shpenzojne me dy djemte, te cilet nuk jane pjesemarres ne bisedat e tyre profesionale. Mamaja e bukur qe si profesion te pare te saj ka mesuesine, saktesisht ne lenden e Gjuhe-Letersise, shpjegon me keqardhje me tej se "kengetaret sot nuk kane oferta serioze dhe profesionale, per te realizuar koncerte te merituar. "Sot muzika zhvillohet neper ahengje e diskoteka. Festivalet jane evenimentet e vetem qe krijojne hapesira per nje prezantim me dinjitet. Kjo eshte edhe arsyeja pse une iu ktheva festivaleve. Me shprese se do rregullohen gjerat, une pres nje koncert timin", perfundon Gili, e cila se shpejti do te paraqitet per te gjithe fansat e saj me nje kenge dhe klip te ri.
Si ia keni bere qe te qendroni origjinale, ne gjithe keto vite ne skene? A mos valle keni lene gjithcka mbi supet e bashkeshortit tuaj, Ilir Berani, duke i besuar atij totalisht?
Une jam nje grua qe u lind e u rrit ne Prishtine bashke me kengen qe nga mosha e vogel. Qellimi im i pare eshte te sjell nje kenge te bukur nga cilido stil i muzikes. Ne kete rrugetim te gjate nuk kam lejuar te ndikohem nga fama dhe lukset qe padyshim me kane percjelle. Jam e sinqerte dhe nuk kerkoj favore. Kenga ime jam une vete dhe meqe bashkeshorti im eshte autor i muzikes dhe i melodive dhe teksteve, s'do mend se ka ndikim te drejtperdrejte ne karrieren time. Gjithsesi nuk jam kukull qe dirigjohet dhe vepron sipas kerkesave. Kam shume fansa te cilet me duan keshtu si jam, ndaj edhe ndiej pergjegjesi ndaj tyre.
E mendoni qe ne njefare menyre, jeni shembull i kengetareve te reja qe dalin cdo vit?
Shume nga kengetaret e reja jane rritur me kenget e mija, madje edhe kane kenduar neper festivale qe i kam udhehequr une. Une kam sjelle stilin e nje
kengetareje te veshur si Barbi apo ndonje princeshe, dhe permes teksteve te mija gjithmone kam percjelle nje porosi edukative. Sot na vershojne kengetaret e zhveshura ne kufijte e banalitetit dhe shpresoj te mos kem qene idhulli i tyre. Mendoj se une isha shembull shume me i mire per vajzat e vogla qe enderronin te beheshin kengetare.
Si ia beni qe qendroni kaq ne forme, madje sa vini e zbukuroheni. Ndonje operacion plastik ose botoks?
Nuk kam operacione as botoks-e, por nuk jam kunder tyre. Edhe me tutje bukurine ua besoj grimiereve profesioniste, te cilet me te vertete po bejne cudira.
Jeni shprehur gjithmone se se bashku me dy djemte dhe bashkeshortin, krijoni nje familje shume te lumtur dhe ne harmoni. C'do te thote kjo per ju? Cili eshte sekreti i marredhenies suaj te suksesshme?
Cdo sekonde e jetes sime qe e kaloj me familjen eshte perkushtim ne masen 100 per qind. Femijet tane kane shume pak informacion per aktivitetet tona muzikore. Kur jemi me femijet, flitet vetem per ata, per deshirat dhe nevojat e tyre. Familja duhet te jete burim ku grumbullohet energjia pozitive, qe na shtyn te behemi njerez te mire ne perditshmerine qe kemi.
Ju jeni mesuese Gjuhe-Letersie. E keni ushtruar kete profesion? Sa i ndihmoni femijet me detyrat dhe si e organizoni kohen me ta?
Une punoj per lenden e Gjuhes, kurse Iliri per Matematiken dhe shkencat e tjera.
Nuk ju kemi pare ende me nje koncert; kur e mendoni se mund ta realizoni kete?
Per fat te keq, asnje kengetare sot nuk ka oferte serioze dhe profesionale per nje koncert te merituar. Sot muzika zhvillohet neper ahengje e diskoteka. Festivalet jane evenimentet e vetem qe krijojne hapesira per nje prezantim me dinjitet. Kjo eshte edhe arsyeja pse une iu ktheva festivaleve. Me shprese se do rregullohen gjerat, une pres nje koncert timin.
Jeni shprehur qe emrat e medhenj te Kosoves nuk jane nderuar ne kompeticionet e muzikes ne Shqiperi. Keni ndonje peng personal?
Jo. Me shume e kisha fjalen per festivalin e TVSH-se. Nese dikush nga Kosova duhet te jete i kenaqur me festivalet e Shqiperise, ai dikush jam une. Kjo nuk do te thote qe nuk duhet te kritikohen gjerat e mangeta. Ja tani fitoi Linda dhe Top Fest-i ka fituar ne profesionalizem. Sa per mua fitoret jane nje trofe me shume ne dollap, por jo edhe garanci e suksesit. Kenga me e degjuar e Top Fest-it eshte "Kur u ndame" edhe pse nuk fitoi; sikurse ishte edhe "Xixellonja" shume vite me pare, me e degjuara e festivalit.
A mbani diete? Dukeni shume ne forme prej shume kohesh dhe i kushtoni mjaft vemendje pamjes se jashtme. Cila eshte ajo veshje qe nuk do ta vishnit ndonjehere?
Diete mbaj vazhdimisht prej vitesh. Profesioni im kerkon te perkujdesem per veshjet. Nuk do te dilja me veshje banale qe nuk i perkojne moshes dhe edukates sime.
Si jane marredheniet me koleget, qofte ne Kosove, qofte ne Shqiperi. Cilin vleresoni me shume prej tyre?
Nuk ka kengetare nga Kosova qe ka me shume miq se une ne Shqiperi. Kam miq prej A deri ne ZH, si psh., nga Ardit Gjebrea e deri te Zhani Ciko.
Ku i kaluat pushimet verore?
Eshte rutine qe pushimet verore i kalojme ne Ulqin, Greqi dhe ne fund ne Turqi. Veres punoj me pak e pushoj me gjate me familjen time.
Cilat jane planet tuaja te aferta dhe te largeta?
Pas pushimit vjen kenga dhe klipi i ri. Nuk i dihet, ndoshta edhe ndonje festival.