E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Ronaldo, humbje e madhe per Mancesterin

Rivali i Celsit, Mancester Junajtid analizohet nga kapiteni i bluve, Frenk Lampard, para se te filloje sezoni i ri futbollistik. Futbollisti i kombetares angleze e sheh problem largimin e Kristiano Ronaldos, drejt Spanjes, per te Reali i Madridit. Numri i larte i golave qe arrinte te shenonte lojtari portugez do te jete veshtire qe t'i realizoje ndonje sulmues tjeter, - thekson Lampard. - "Ronaldo eshte nje humbje e madhe per Mancester Junajtid. Te mos kesh ne perberje nje lojtar qe shenon rreth 70 per qind te golave eshte shume per nje ekip. Ai ishte nje lojtar fantastik. Tani qe e kane humbur Ronaldon, mendoj se do te jete me e lehte per ekipin tone," - shprehet Frenk Lampard. Per te ardhmen, kapiteni i Celsit deklaroi: - "Une perpiqem dhe mesoj vazhdimisht. Mendoj se lojtaret duhet te kerkojne me shume nga vetja e tyre."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›