E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa marrëveshje, s’ka BE për Serbinë dhe Kosovën

I pyetur se çka është më e rëndësishme për Ballkanin – bashkëpunimi rajonal në relacionin Serbi-Kosovë, apo bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, Lagendijk për gazetën Danas ka vlerësuar se që të dyja këto janë të një rëndësie jetike.

“Frikësohem se që të dyja janë të një rëndësie kyçe. Nuk duhet të hyjmë në lojëra ku duhet zgjedhur. Serbia dhe Kosova nuk do të hyjnë në BE derisa nuk arrihet një marrëveshje mes tyre, respektivisht pa një bashkëpunim bilateral e rajonal”, ka thënë Lagendijk.

Sipas ish-deputetit holandez në Parlamentin Evropian, i cili tashmë punon në Qendrën për Politikë të Stambollit, “Ballkani si tërësi absolutisht e ka të domosdoshme të ballafaqohet me historinë e re, në mënyrë që shtetet e këtij rajoni të transformohen në (shtete) demokratike, të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian”.

Start/Telegrafi

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›