GIZ ofron trajnime per njesite e qeverisjes vendore ne Shqiperi

Shqiperia eshte duke kryer pergatitjet e duhura per te fituar statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Ne kete kuader ngritja e kapaciteteve lokale e rajonale merr nje rendesi te dores se pare. Sotiraq Guga ekspert i Bashkimit Europian per trajnimet e administrates lokale te vendeve aspirante per ne BE thote
Shqiperia eshte ne fazen e diskutimit te statusit me Komisionin Europian. Me marrjen e statusit kandidat qe shpresojme te jete vitin qe vjen fondet e Bashkimit Evropian per Shqiperine do te rriten e nje pjese e mire e ketyre fondeve do te shkojne per decentralizimin e mbeshtetjen e zhvillimit ne nivel lokal rajonal etj.
Ne kuader te ketij objektivi po realizohen nje tur trajnimesh intensive ne te gjitha rajonet e vendit per te krijuar ekipet e specialisteve qe do te realizojne percaktimin e prioriteteve shkrimin e projekteve e realizimin e tyre ne terrenin konkret.
Instituti Shqiptar i trajnimit te autoriteteve publike e zbaton kete trajnim te financuar nga qeveria federale gjermane per zhvillim e bashkepunim nderkombetar. Bejme trajnimin me qeverite e qeverisjes vendore si te menaxhosh fondet e IPA-s per kete mareveshje qe presupozohet se Shqiperia eshte gati per projektet e BE-se. Qellimi ketij trajnimi eshte te rriten kapacitetet me synim qe cdo njesi e qeverisjes vendore te mund te thithe fonde nga BE-ja e nga bashkepunimet nderkufitare - thote Dolorez Gjokutaj drejtuesja e Institutit Shqiptar te trajnimit te autoriteteve publike.
Sotiraq Guga eksperti i Bashkimit Evropian per trajnimet e administrates lokale te vendeve aspirante per ne BE terheq vemendjen se ka ende mangesi ne administraten lokale ne qarqe e bashkite e vendit
Ndaj do te ishte me vend qe administrata shqiptare ti jepte me shume kujdes e vemendje kapaciteteve te pushtetit lokal per te qene te gatshem per thithjen e ketyre fondeve sidomos komponenteve 234 te IPA-s bashkepunimi nderkufitar zhvillimi rajonal e zhvillimi rural.
Gjate vitit 2004 e ne vijim njesite e qeverisjes vendore ne Shqiperi nisen te ambjentohen me projektet e Bashkimit Evropian me projektet nderkufitare nderkohe qe gjate ketij viti ato kane aplikuar ne mase te madhe projektin IPA.
Pergjegjesi i zyres se programacionit dhe zhvillimit ne Qarkun e Gjirokastres Kristofor Muka pohonSeminari i organizuar nga Ministria Federale e Gjermanise ne bashkepunim me Zyren e Trajnimit te autoriteteve vendore prane kryeministrise ka qene tamam ne kohe per te pergatitur administraten per te aplikuar sepse e ardhmja e donacioneve do te jete permes ketyre projekteve.
Kapacitetet e ngritura ne njesite e qeverisjes vendore do te jene edhe nje baze e rendesishme per kualifikimin e kesaj administrate dhe ne punen e saj duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian.
Autor Odise Kote
Redaktoi E. Xhani
Eliana Xhani