E Diel, 1 Nëntor 2026

Srebrenica dhe Mlladici - Po ndryshon vertet qendrim Serbia

A thua ka ndryshuar mendje Serbia pas arrestimit te Ratko Mlladiqit dhe dorezimit te tij ne Hage A thua do te kete nje debat te hapur kritik ne Serbi pas arrestimit te tij per krimet e bera ne vitet 90-te

Gjerat nuk ndryshojne brenda nates

Jo pergjigjet Maja Miciq drejtore e Inicitives Rinore per te Drejtat e Njeriut ne Beograd duke shtuar se disa gjera nuk mund te ndryshojne brenda nje nate

bdquoRatko Mlladiqi eshte derguar me 26 maj ne Tribunalin e Hages dhe kete e kemi pare si nje hap historik. Ne fakt ky edhe ishte nje hap historik por kur jemi zgjuar vetem nje dite me vone me 27 maj kemi konstatuar se serish jetojme ne te njejtin vend.

Maja Miciq thote se politika serbe dhe mediat ne Serbi nuk e kane shfrytezuar kete shans per te diskutuar hapur lidhur me shkaqet e verteta te arrestimit dhe dorezimit ne Hage te Ratko Mlladiqit

Kemi folur per cmendurine per problemet e tij mendore dhe per moshen por jo edhe per viktimat e kohes se tij. Nuk kemi folur per rrethimin e hekurt te Sarajeves dhe masakren e Srebrenices. Ne televizionin e Serbise nuk kemi mundur te degjojme asnje prej viktimave te Srebrenices. Per fat te keq e vetmja qekemi degjuar nga presidenti yne dhe shume politikane te tjere te Serbise eshte qe arrestimi i Mlladiqit na sjell nje hap me afer hapjes se negociatave per anetaresim ne BE. Kjo sjellje eshte shume e rrezikshme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mijera vete perkujtojne viktimat e Srebrenices. Serbia duhet te jape prova se denon krimet e Mlladicit

BE-ja do te bente nje gabim ne qofte se Serbise i hap rrugen e anetaresimit teper heret pa i plotesuar kushtet e parashikuara per anetaresim pohon Jelena Miliq nga Qendra per Studime Euro-Atlantike ne Beograd.

bdquoMendoj se hapi me i rendesishem do te ishte sikur presidenti Boris Tadiq kabineti i tij dhe keshilltaret te angazhoheshin me te gjitha forcat per hapjen e nje hetuesie serioze si ishte e mundur qe Ratko Mlladiqi e para tij edhe Radovan Karaxhiqi te strehohen kaq gjate ne Serbi Une dyshoj se ata do te arrestoheshin pa presionin nga vendet e jashtme qe eshte nje lajm shume i keq per Serbine.

Keto tone vetekritike nuk degjohen me deshire nga shumekush ne Beograd. Zhivadin Jovanoviq ish-minister i Jashtem i Jugosllavise ne kohen e Sllobodan Millosheviqit dhe bombardimeve te NATO-s ne vitin 1999 eshte njeri prej atyre qe mendon se nuk ka nevoje per vetkritike

bdquoMendoj se problemi i Serbise nuk eshte mungesa e kritikave ndaj politikes se Millosheviqit. Pse duhet te kritikojme gjithmone te kaluaren Ajo me siguri qe nuk mund te harrohet por duhet theksuar se vetem ne kater muajt e fundit ne Serbi kane mbetur pa pune rreth 100.000 serbe. Ne Serbi tani kemi gjithsej mbi nje milion ta papune qe do te thote se kemi nje shkalle papunesie prej rreth 25 . Ndersa ne duhet te flasim per te kaluaren Bildunterschrift A do te kete debat te hapur ne shoqerine serbe pas dorezimit te Mlladicit ne Hage

Denimi i krimeve te luftes nuk ka baze te gjere ne popull

Por cfare thote populli Madje edhe prej atyre qe jane te perkushtuar ndaj integrimeve evropiane mund te degjosh ne Beograd vetem nje trajtimi i Serbise eshte i padrejte sepse serbet edhe me tej shikohen si me e keqja. Keshtu mendon edhe Daniela Stefanoviq studente e germanistikes dhe punetore e nje firme ne Beogad. Kur e pyet se a eshte Ratko Mlladiqi kriminel lufte ajo ngurron te pergjigjet

bdquoHe hm... ne nje lufte nuk ekziston vetem nje pale. Ai hellip nuk mund ta them me bindje te plote. Deri diku po ai ishte krimine lufte. Por kriminele ka pasur edhe ne mesin e kroateve dhe myslimaneve. Lufta nuk e ka vetem nje ane.

Ky qendrim nuk mjafton pohon aktivistja per te drejtat e njeriut Maja Miciq. Nese Serbia nuk fillon publikisht te flas per pergjegjesine e saj ky rajon gjithmone do te mbetet nje fuci baroti.

bdquoNese tani kete ceshtje e fusim tani nen tepih dhe nuk perballemi me faktet gjerat qe kane ndodhur ne vitet 90-te do te ndodhin perseri.

Autor Ralf Borchard / Bahri Cani

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›