E Diel, 1 Nëntor 2026

GJENEVË – UNICEF: Mbi 400 milionë fëmijë në mbarë botën të prekur nga varfëria

GJENEVË, 2 nëntor /ATSH-DPA/- Një total prej 417 milionë fëmijësh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë të privuar në fusha si arsimi, shëndetësia dhe ushqyerja, sipas një raporti të Agjencisë së OKB-së për Fëmijët.

Sipas UNICEF, fëmijët në Afrikën Sub-Sahariane janë më të prekurit, dhe se Azia Jugore dhe Lindore, si dhe Paqësori, gjithashtu tregojnë shkallë të larta privimi në këto fusha.

“Arritja e një progresi të konsiderueshëm në luftën kundër varfërisë së fëmijëve është në rrezik – pasi qeveritë në të gjithë botën kanë shkurtuar fondet e rëndësishme për bashkëpunimin zhvillimor dhe ndihmën humanitare”, tha organizata.

“Ndryshimi i klimës dhe konflikti kërcënojnë të çojnë gjithnjë e më shumë familje në varfëri”, thuhet në raport.

Sipas UNICEF, 412 milionë fëmijë në të gjithë botën janë të prekur nga varfëria monetare, që do të thotë se ata mbijetojnë me 3 dollarë në ditë.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Catherine Russell tha se shkalla e varfërisë së fëmijëve ishte ulur ndjeshëm midis viteve 2014 dhe 2024 falë përpjekjeve politike.

Ajo u bëri thirrje qeverive dhe bizneseve të siguronin fonde për shërbime të rëndësishme për fëmijët në nevojë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›