UKRAINË – Zelensky: Të paktën 22 të zhdukur pas sulmeve ruse në Ternopil

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Forcat ukrainase të shpëtimit janë duke kërkuar për 22 persona të zhdukur – një ditë pas sulmeve të rënda ajrore ruse në qytetin perëndimor të Ternopilit, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Rreth 230 forca emergjente janë angazhuar për të kontrolluar rrënojat – pasi dy ndërtesa banimi nëntëkatëshe në qytet – u goditën dje nga sulmet ruse”, tha Zelensky në Telegram.
“Të paktën 26 persona kanë vdekur, përfshirë tre fëmijë”, tha presidenti ukrainas.
Rusia sulmoi dje në mbrëmje Ukrainën – duke lëshuar dhjetëra raketa dhe rreth 500 dronë.
“Dy ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë në Ternopil u goditën nga një raketë “Kh-101”, sipas ushtrisë ukrainase.
Rusia tha se kishte shënjestruar vetëm objektivat ushtarake, një pretendim i përsëritur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pas sulmeve në Ternopil.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 14 000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. //a.i/