E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Aksident i rëndë me tramvaj, 25 të plagosur

BERLIN, 6 gusht /ATSH-DPA/- Një aksident me tramvaj në qytetin Gelsenkirchen, në perëndim të Gjermanisë, shkaktoi 25 persona të plagosur, ndërsa 10 prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, një tramvaj që përdorej për trajnim ndaloi papritur në qendër të qytetit, pranë stadiumit “Veltins Arena”.

Tramvaji pas tij, i cili transportonte pasagjerë, u përplas me të.

Policia tha se shtatë persona janë plagosur rëndë, ndërsa tre ndodhen në gjendje kërcënuese për jetën.

Shkaku i ndalimit të papritur të tramvajit nuk është përcaktuar.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe një grup i posaçëm hetimor për aksidentet. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›