E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Ambasada ruse në Berlin mohon përfshirjen e Rusisë në incidentin me dron

BERLIN, 7 gusht /ATSH/- Ambasada ruse në Berlin e ka cilësuar si “provokim të sajuar” incidentin me një dron të pajisur me eksplozivë në aeroportin Leipzig/Halle, në Gjermani.

Prokurorët federalë gjermanë kanë nisur një hetim për incidentin, të cilin e konsiderojnë serioz dhe potencialisht të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Droni u gjet të martën në aeroport, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave dhe logjistikën e NATO-s në Gjermaninë lindore.

Prokurorët gjermanë po hetojnë incidentin si një sulm serioz që mund të ketë rrezikuar sigurinë.

Një avion i DHL-së gjithashtu, u përplas me një objekt, që dyshohet se ishte një tjetër dron, duke pësuar dëme të lehta.

Autoritetet gjermane nuk kanë akuzuar zyrtarisht asnjë shtet për incidentet, ndërsa ambasada ruse i ka cilësuar akuzat ndaj Moskës si pjesë të “histerisë antiruse” në Gjermani. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›