E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, temperaturat mbeten të larta

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, shoqëruar me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 24/38 Diell
Kukës 17/35 Diell pak re
Lezhë 21/36 Diell
Dibër 18/34 Diell
Durrës 23/33 Diell
Tiranë 25/36 Diell pak re
Elbasan 25/37 Diell pak re
Berat 19/36 Diell pak re
Vlorë 22/33 Diell pak re
Korçë 17/33 Diell
Gjirokastër 17/38 Diell pak re
Sarandë 24/33 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›