GJERMANI – Arrestohet një person për kërcënim me video të TikTok ndaj tregut të Krishtlindjeve në Bremerhaven

BERLIN, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Policia në qytetin port gjerman të Bremerhavenit arrestoi një burrë dje në mbrëmje, i cili kërcënoi me akte të rënda kriminale në tregun e Krishtlindjeve të qytetit me anë të një videoje në TikTok.
Lajmi vjen pasi një burrë 50-vjeçar drejtoi një makinë përmes një tregu Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut të Gjermanisë të premten, duke vrarë pesë persona, përfshirë një fëmijë 9-vjeçar dhe duke plagosur 200.
Ekspertët e krimit shpesh kanë paralajmëruar për ngjarjet e ashtuquajtura “kopjuese” pas një krimi të rëndë.
”Policia ishte në gjendje ta identifikonte të dyshuarin “shumë shpejt” pas publikimit të videos dhe e ndaloi atë përkohësisht”, thanë ata.
Autoritetet nuk dhanë detaje shtesë për të arrestuarin apo seriozitetin e kërcënimeve, por thanë se nuk kishte asnjë rrezik për publikun./ a.jor.