E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJERMANI – Autoritetet dëbojnë dhjetëra afganë, pas sulmit vdekjeprurës në Solingen

LAJPCIG, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Për herë të parë që kur talebanët rimorën pushtetin, një fluturim deportimi për në Afganistan u nis sot në mëngjes nga aeroporti gjerman i Lajpcigut, tha Ministria e Brendshme rajonale.

Një avion charter i ”Qatar Airways” me 28 afganë, të cilët figuronin si shkelës të ligjit dhe që ishin sjellë nga lande të ndryshme të vendit, u nis nga Lajpcigu, qyteti më i madh në rajonin e Saksonisë, për në Kabul në orën 06:56 (04:56 GMT).

Operacioni u organizua nga Ministria e Brendshme federale e Gjermanisë.

Gjermania nuk mban marrëdhënie diplomatike me sundimtarët talebanë në Kabul.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se pas sulmit vdekjeprurës me thikë në Mannheim në fund të majit, dëbimi i kriminelëve më të rrezikshëm dhe të dyshuarve terroristë në Afganistan dhe Siri do të mundësohej sërish.

Në këtë vendim përfshihen persona të dyshuar nga autoritetet e sigurisë si të aftë për krimet më të rënda të motivuara politikisht, përfshirë sulmet terroriste.

Debati është rindezur nga sulmi vdekjeprurës me thikë të javës së kaluar në qytetin perëndimor të Solingenit që la të vdekur tre persona, ku i dyshuari kryesor është një 26-vjeçar sirian, i cili besohet se i ka shpëtuar urdhrit të dëbimit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›