E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJERMANI – Pistorius mbështet shërbimin ushtarak vullnetar

BERLIN, 6 tetor /ATSH-DPA/- Mes një debati të ashpër mbi rivendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar në Gjermani, ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se objektivi i 100 000 rezervistëve shtesë në Bundeswehr – ushtrinë e vendit – mund të arrihet deri në vitin 2030.

“Ne po ndërtojmë kapacitete akomodimi dhe trajnimi në mënyrë që deri në vitin 2029, 2030 – dhe ky është pikërisht afati kohor për të cilin po flasim – të kemi trajnuar 100 000 rezervistë shtesë”, tha sot Pistorius për podkastin “Table Today”.

Pistorius tha se masat e parashikuara në projektligjin e tij do të ishin të mjaftueshme për të tërhequr aplikantë të mjaftueshëm, në përputhje me objektivat e reja të mbrojtjes së Berlinit në NATO.

“Por kjo është arsyeja pse ligji duhet të hyjë në fuqi më 1 janar”, tha Pistorius.

Projektligji është caktuar të rishikohet të enjten në Dhomën e Ulët të parlamentit, Bundestagun.

Por, për shkak se konservatorët e koalicionit të kancelarit, Friedrich Merz kanë kërkuar që shërbimi ushtarak të jetë i detyrueshëm, debati mbi projektligjin është shtyrë për në fund të tetorit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›