E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Reagime ndaj dorëheqjes së qeverisë franceze

PARIS, 6 tetor /ATSH/ – Kryeministri francez Sebastien Lecornu dha sot dorëheqjen, më pak se një ditë pasi kishte emëruar kabinetin, pas zgjedhjeve të tij ministeriale që shkaktuan shqetësim tek aleatët dhe opozita e koalicionit qeverisës, të cilët janë të nevojshëm për miratimin e buxhetit për vitin 2026, sipas “Reuters”.

Më poshtë janë  disa reagime ndaj dorëheqjes së Lecornu:

“National  Rally Party” (Partia e djathtë ekstreme e djathtë)

“Presidenti Emmanuel Macron tani duhet të zgjedhë: të shpërndajë parlamentin ose të japë dorëheqjen, dhe shpejt!”.

Ministre e Mjedisit Agnes Pannier – Runacher.

“Unë dëshpërohem nga ky cirk ku të gjithë luajnë rolin e tyre, por askush nuk merr përgjegjësi”, shkroi Pannier-Runacher në X.

“Për ata që ende mendojnë se mund të qeverisim pa të Majtën, unë them: jeni gabim. Nuk mund të ecim përpara pa dërguar sinjale të forta, pa u afruar tek ata që, pavarësisht diferencave tona, ndajnë të njëjtin synim: të shërbejnë Francën dhe popullin francez.”

President i  Partisë  ekstreme “National  Rally Party”, Jordan Bardella

“Nuk ka dyshim se kryeministri nuk pati hapësirë për manovrim, dhe padyshim Emmanuel Macron  e formoi  vetë qeverinë (…) Nuk mund të ketë stabilitet pa një kthim në votime dhe pa shpërndarjen e asamblesë kombëtare”,  tha Bardella për” BFM TV”.

Ish – anëtari  i Parlamentit Evropian  dhe politikan I partisë së majtë ekstreme  Jean –Luc Melenchom

“Pas dorëheqjes së Sebastien Lecornu, ne kërkojmë shqyrtimin e menjëhershëm të mocionit të paraqitur nga 104 deputetë për shkarkimin e Emmanuel Macron”,  shkroi Melenchon në X.

Ish –ekonomist I FMN-së  Olivier Blanchard

“E vështirë të kuptohet se çfarë menduan Macron/Lecornu duke prezantuar pothuajse të njëjtën qeveri, me një shtesë kryesisht të pafavorshme. Por po aq e habitshme është se diskutimi ka të bëjë më shumë me njerëzit, dhe jo me çështjet”, tha Blanchard në një postim në X. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›