E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJERMANI – Scholz në Francë për D-Day

BERLIN, 31 maj /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka planifikuar të marrë pjesë në një përkujtimore të enjten e ardhshme të zbarkimit të trupave Aleate në Ditën D në Francën e pushtuar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha sot Wolfgang Büchner, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë së Scholz.

“Scholz do t’i bashkohet ngjarjes në Omaha Beach në Normandi në veri të Francës me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron”, tha zëdhënësi.

Ushtarët aleatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja, Polonia dhe Franca zbarkuan në plazhet e Normandisë më 6 qershor 1944, pavarësisht rezistencës së ashpër të trupave naziste gjermane.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet gjithashtu në Francë për 80-vjetorin e D-Day.

Macron nuk ftoi asnjë përfaqësues nga qeveria ruse për të marrë pjesë në ngjarjet e përvjetorit të D-Day për shkak të pushtimit të vazhdueshëm ushtarak rus të Ukrainës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›