GJERMANI – Wadephul kërkon kalim pa taksa në Ngushticën e Hormuzit

BERLIN, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka kërkuar kundërshtimin e vendosjes së taksës për Ngushticën e Hormuzit, pas negociatave për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael me Iranin, pas një kërcënimi nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të taksuar anijet për kalimin në rrugën ujore strategjikisht të rëndësishme.
Në fjalimin e tij të sotëm në një forum publik në Ministrinë e Jashtme në Berlin, Wadephul tha se Ngushtica e Hormuzit duhej të mbetej e lundrueshme lirisht sipas ligjit ndërkombëtar detar.
Wadephul tha se memorandumi i mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit përmbante formulime të paqarta nëse kalimi i lirë është “vërtet 100% i garantuar”.
”Qeveria gjermane”, tha ai, ”do t’i kushtojë shumë rëndësi kalimit të lirë të Ngushticës së Hormuzit dhe do ta marrë këtë parasysh në çdo vendim nëse, kur dhe si mund të hiqen sanksionet kundër Iranit”.
“Nëse kjo ndodh, besoj se çmimi i naftës mund të normalizohet relativisht shpejt”, shtoi ai.
Trump kishte kërcënuar të vendoste një taksë amerikane në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihej një marrëveshje përfundimtare paqeje, duke sugjeruar se SHBA-të mund të kompensoheshin për rolin e tyre si “engjëll mbrojtës” i rajonit./ a.jor.