E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtor ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

Togat e zeza vendosën dënimin e ish-kryetarit të bashkisë Himarës me 3 vite e 1 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg.

Goro u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Po ashtu, u dënuan edhe Vezir Gjiko, me 2 vite burg, qe i zbret dënimi në 1 vit e 4 muaj burgim. Jerasimo Bashi u dënua me 3 vite burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 2 vite burg.

Tre ish-funksionarët u hetuan nga SPAK për tjetërsimin e tokave në Himarë.

Vendimi i plotë i GJKKO të shkallës së parë

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›