GJKKO la në fuqi “arrestin me burg”, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e sigurisë ndaj tij.
Agasi do të transferohet në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, nw Elbasan, ku do të vijojë qëndrimin nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, të caktuar nga gjykata.
Një ditë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin, i cili u arrestua më 26 gusht, pas disa muajsh në arrati.
Pas vendimit të gjykatës, Agasi pritet të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit gjatë vijimit të procedurave gjyqësore.
Agasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre “grup i strukturuar kriminal”, “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Në vijim të hetimeve, ndaj tij është shtuar edhe akuza për korrupsion pasiv.
/rtsh.al/