GJKKO refuzon ftesën e Ramës për konsultë mbi pagat e gjyqtarëve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për takim në kuadër të konsultimeve për pagat e gjyqtarëve.
Sipas informacioneve, deri më tani ftesën për konsultim e kanë refuzuar edhe Gjykata e Lartë, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është në pritje të vendimit të anëtarëve lidhur me pjesëmarrjen në takimin e propozuar.
Konsultimet e thirrura nga kryeministri lidhen me diskutimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.