E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJKKO shtyn me një javë marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit

Prokuroria e Posaçme pranoi që të shtyjë seancën e marrjes në pyetje për ish- kryeministrin Sali Berisha.

Në kushtet kur prania e avokatëve të tij është e domosdoshme, prokurorët konfirmuan se Berisha do t’i japë shpjegimet javës tjetër, por data nuk është caktuar ende.

Mbetet ende e paqartë nëse Berisha, i akuzuar për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, do të paraqitet apo jo përballë prokurorëve të posaçëm Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

Ky i fundit pranoi gjithashtu se leja e posaçme që Berisha të jetë prezent në Kuvend për seancat plenare, në cilësinë e deputetit nuk është shqyrtuar ende.

Po sot, Apeli i Posaçëm regjistroi ankimimin e Berishës për rrëzimin e masës së sigurisë, e njëherësh për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke e çuar në 5 numrin e një kërkese të tillë.

Edhe ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi SPAK pranoi të shtyjë seancën e marrjes në pyetje për javës tjetër.

Ky i fundit akuzohet për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash me ish-kompleksin sportiv, “Partizani”, ku tashmë janë ndërtuar 17 pallate./vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›