E Diel, 1 Nëntor 2026

GJND: Pavarësia e Kosovëse ligjshme, OKB: Tëshmangen provokimet

NJU JORK- Sekretari i përgjithësh i OKB-së ka bërë thirrje sot për “dialog konstruktiv” mes Serbisë dhe Kosovës, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se Kosova nuk dhunoi ligjet ndërkombëtare duke deklaruar pavarësinë në 2008. Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë palëve të mënjanojnë veprimet që do të mund të shkaktonin provokime dhe të minonin dialogun”- thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zëdhënësi I sekretarit të OKB-së. Deklarata shton se “Inkurajon dy palët të angazhohen në një dialog konstruktiv”

Njoftimi informon se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do t'i dorëzojë Asamblesë Parlamentare,
konkluzionin konsultativ të gjykatës për pavarësinë e Kosovës dhe më pas do të vendoset si do të procedohet në të ardhmen.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›