E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji i pronavedhe i Arsimit të LartëPS kundër

TIRANE-Opozita konteston ndryshimet në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, duke i cilësuar si antikushtetuese. Nisma e paraqitur në emër të deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u ndërmor për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi nenet e ligjit të miratuar në vitin 2007. Pavarësisht amendimit të ri, socialistët kanë qenë kundër formulimit, pasi ai i jep të drejtën fshirjes sërish të titujve të pronësisë nga ana e drejtorit të AKKP-së. “Kjo është nismë e ndërmarrë nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, i cili me drejtorin e AKKP-së kërkon të përfitojë disa prona të tjera. Për të realizuar këtë, është gjetur çelësi për vazhdimin e abuzimit të pronave të pushtetarëve”, - tha dje deputeti i PS-së, Tahiri. Edhe deputetët e tjerë të opozitës, Taulant Balla, Fatmir Toçi, Erjon Braçe dhe Vasilika Hysi kontestuan. Ndërsa deputeti Alibeaj, duke mbrojtur nismën u shpreh se ajo ndërmerret për të rregulluar atë çfarë kërkonte Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, në Kuvend është debatuar dhe në lidhje me ligjin “Për arsimin e lartë”. Deputetët e opozitës u deklaruan kundër një nisme të tillë, pasi sipas tyre, ajo cenon autonominë e universiteteve. Kryetarja e komisionit të Medias, Valentina Leskaj tha mbrëmë në seancë se “institucioneve të arsimit të lartë u hiqet e drejta që kanë pasur për të përcaktuar kritere për përzgjedhjen e kandidatëve për në universitet, duke u lënë mundësinë vetëm për të propozuar. Pra kalohet nga e drejta e përcaktimit, te propozimi i kritereve”. Gjithashtu Topalli nuk hodhi për votim as ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, Kodet dhe “Për krijimin e Gjykatës Administrative”. Ligji i pronave mori 70 vota pro dhe një abstenim, ndërsa ai i arsimit të lartë, 73 vota pro.
(s.g/GSh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›