Nga Baloteli te Ibra-Kaka, ndizet merkatoja e verës
TIRANE-Lëvizjet në shtëpinë e Interit, në hyrje dhe në dalje, por edhe në atë të Realit të Madridit apo Mançester Sitit, kanë nxehur së tepërmi merkaton e verës në Evropë. çdo ditë flitet për emra të rinj, për tratativa të bujshme apo për përgënjeshtrime për "X" apo "Y" futbollist. Gjithçka nis nga Interi i Masimo Mo-ratit, klubi kampion Evro-pe. Zikaltërit kërkojnë të blejnë nga Liverpuli Havier Maskeranon, një mesfushor që pëlqehet shumë nga Rafa Benitez, ndërkohë që ai është edhe në listën e shitjeve të klubit nga "Anfield Road". Liverpuli kërkon të sigurojë para të thata dhe sipas "The Guardian", ai kërkon nga Interi 30 milionë euro për argjentinasin. Një motiv që të lë të kuptosh se Maskerano në ditët e ardhshme mund të vishet zikaltër. Gazeta britanike publikon edhe fjalët e agjentit të Maskeranos Uolter Tamer, sipas të cilit "Havier dëshiron të shkojë tek Interi".
Baloteli
Por, një tjetër çështje e nxehtë mbetet ajo e Mario Balotelit. Sulmuesi i Interit dukej shumë pranë Mançester Sitit dy ditë më parë, por klubi anglez dje është tërhequr nga kjo ide. Trajneri Roberto Mançini, që nga Amerika, ka deklaruar se tratativa nuk mund të realizohet. "Kur klubet e tjera e dinë që Mançester Siti interesohet për një futbollist të tyrin, ngrenë menjëherë çmimin. Kjo nuk është e drejtë", deklaroi trajneri italian i Sitit. Ai ka kritikuar ashpër ish-skuadrën e tij, Interin, se kërkon shumë para për Mario Balotelin. "Jemi të interesuar për futbollistë të mirë si Baloteli dhe Milner, - pranon Mançini, - por ka ende kohë përpara se merkato të mbyllet. Karakteri i lojtarit? Nuk është problem i madh karakteri i Balotelit. Mario është një djalosh i ri, në të shkuarën ka bërë disa gabime, por është normale. Pastaj, nuk është një djalosh aq i vështirë...por problem është Interi që kërkon shumë para dhe mendon se ne do të presim përgjithnjë derisa ta marrim. E njëjta gjë po ndodh edhe për Milner. Kur lëvizim ne, çmimet ngrihen në qiell", shtoi ai.
Maikon
Një tjetër tratativë që lidhet me Interin është ajo e Dagllas Maikon. Reali i Madridit e kërkon me ngulm, por duket se problemi më i madh nuk qëndron në akordin mes klubit spanjoll dhe Interit, por në pretendimet e lojtarit. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle "AS", anësori brazilian pretendon një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon nga "galaktikët", një kërkesë që e ka "tërbuar" trajnerin Murinjo dhe dirigjencën e Realit. Humori i tyre është përkeqësuar edhe pas deklaratave të menaxherit të lojtarit Antonio Kaliendo se "Maikon do të qëndrojë tek Interi".
Ibra-Kaka
Reali i Madridit dhe Barcelona duken gati për të bërë një shkëmbim të përmasave gjigande: Kaka-Ibrahimoviç. Një hipotezë e tillë është hedhur dje në të përditshmen katalanase "Mundo Deportivo", e mirëinformuar për dinamikën në shtëpinë e Barcelonës. Sipas saj, Zhoze Murinjo u ka kërkuar drejtuesve të Realit që të negociojnë për të marrë nga Barcelona sulmuesin suedez, të cilin ai e ka patur edhe tek Interi. Por, Ibra mund të shkojë te rivalët e Realit vetëm nëse Barcelona merr Rikardo Kakanë, i cili është një alternativë e shkëlqyer për Fabregas. Spektatori i luksit është Milani, që do të presë deri në fund me shpresën për të marrë sulmuesin e Barçës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)