GJND, pa ndikim në status dhe kufij

Ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Alexander Vershbow, ka deklaruar të enjten në Beograd se SHBA’të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës, ndërsa integrimet euroatlantike do të shlyejnë kufijtë.
Zyrtari amerikan, duke folur për Kosovën, tha se mendimi këshillëdhënës i GJND’së në Hagë nuk do të ndikojë në statusin dhe kufijtë e Kosovës. Ai ka porositur Serbinë se duhet të fokusohet në përparimin e marrëdhënieve praktike dhe të bashkëpunimit me Kosovën.
“Mendoj se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje reale. Fokusi duhet të jetë sesi njerëzit nga të dyja anët e kufirit të normalizojnë jetën, të zhvillojnë tregtinë në dobi të ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se procesi afatgjatë i integrimeve euroatlantike do të shlyejë kufijtë dhe do t'i sjellë stabilitet afatgjatë tërë rajonit”, ka theksuar Vershbow.