Greva, sot 2 grevistë në spital

Shkon në dy numri i grevistëve të urisë, që brenda ditës së sotme, kanëlënë çadrën para kryeministrisë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Astrit Cengu, 36 vjeç nga Kukësi është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Para mesditës ishte Ferit Leka, vëllai i deputetit të qarkut të Elbasanit, Astrit Leka që u dërgua në spital.
Që nga fillimi i grevës 34 protestues që kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore më të specializuar.