E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJON MILLI, Fotografi i personaliteteve me te medha te shekullit te XX

Kush ishte Gjon Milli
Gjon Milli konsiderohet si fotografi me i suksesshem shqiptar ne 100 vitet e fundit. Ne vitin 2000, shtepia botuese prestigjioze e Londres "Phaidon" botoi ne albumin "The Photo Book" edhe fotografine "Pikaso" te Millit, ndermjet 500 fotografeve me te mire nga 59 vende te botes.
Ai u lind ne Korce me 1904, pese vjet me pas emigroi se bashku me familjen ne Rumani, ku kreu shkollen e mesme dhe 19 vjecar u nis drejt SHBA-ve. U diplomua ne Institutin e Teknologjise se Masacusetit si inxhinier ndricimi, por gjate kesaj kohe ai u mor edhe me artin fotografik. Me 1937 mori titullin profesor. Ka perdorur per here te pare "Flashin elektronik" dhe njihet si specialist ne fushen e teknikave te reja te fotografimit. Thuhet se ishte Faik Konica, qe e keshilloi Milin, i cili kishte filluar punen ne nje ndermarrje per prodhimin e pajisjeve elektrike, qe t'i perkushtohej me teper fotografise si profesion.
Mund te thuhet pa frike se Mili e revolucionarizoi fotografine gazetareske. Ai punoi si gazetar dhe fotoreporter, sidomos ne revisten e njohur "Life" te Nju Jorkut, puna me te cilen i mundesoi te vizitonte vende te ndryshme dhe te fotografonte figura te njohura. Pervec Pikasos, Milli ka fotografuar edhe personalitete te tjera te shquara te artit e kultures boterore si regjisorin Hickok, aktoren Helen Vaigel, piktorin Matis, dramaturgun Shon O'Kejsi, piktorin metafizik De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, kengetarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Ai ka levruar me sukses shume zhanre te fotografise, si portretin, peizazhin, reklamen, foton dokumentare, politike, ate te arteve etj. Gjate karrieres se tij, Milli hapi nje sere ekspozitash vetjake, si "Vallezuesit ne levizje" me 1942, "Per Pikason" me 1952 etj. Ekspozita e tij e fundit ishte ajo ne Nju Jork, me 1980 me rastin e 75-vjetorit te lindjes, ku u paraqiten 140 fotografi nga e gjithe krijimtaria e tij. Shoqata "New York Graphic Society" botoi per nder te tij albumin "Milli - fotografi e kujtime".
Sikur thote fotografi kosovar Burim Myftiu, nje njohes i mire i biografise se Millit, korcari megjithese kishte emigruar qysh i vogel nga Shqiperia nuk e ka fshehur kurre qe eshte shqiptar, perkundrazi e vinte ne pah ne cdo rast. Madje ai njihej edhe me nofken "shqiptari gjenial".
Milli vdiq me 1984, ne moshen 79-vjecare. Thuhet se gjithmone mbante ne kuleten e tij nje cope leter ne te cilen ishte i shkruar citati i njohur i Heraklitit: "Cdo gje eshte dhe nuk eshte, ose cdo gje eshte fluide, vazhdimisht ndryshon, vazhdimisht ekziston dhe mbaron".
Milli vdiq me 1984, ne moshen 79-vjecare. Thuhet se gjithmone mbante ne kuleten e tij nje cope leter ne te cilen ishte i shkruar citati i njohur i Heraklitit: "Cdo gje eshte dhe nuk eshte, ose cdo gje eshte fluide, vazhdimisht ndryshon, vazhdimisht ekziston dhe mbaron".
Faton Osmani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›