E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liriku i jetes shqiptare...

Xhevahir Spahiu
Poeti Xhevahir Spahiu ka bere keto dite 65 vjec. Xhevahir Spahiu u lind me 1 mars 1945 ne fshatin Malind te Skraparit. Diplomohet ne vitin 1967 per letersi ne Universitetin e Tiranes. Qe nga ky vit e deri me sot ai ka punuar si gazetar, mesues, botues, skenarist.
I cilesuar si nje nga poetet ne ze shqiptare te dale ne vitet '70, Spahiu ka botuar nje sere vellimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perendive (1977)", "Dyer dhe zemra te hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohe e krisur (1991)"etj. Se fundi, eshte botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet me te mira ndermjet viteve 1965-2000. Jane dy vellime me te njejtin titull, "Udha".
Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, struktura baze e organizimit dhe orientimit te artisteve ne 45 vite te regjimit. Shume shpejt ai emerohet kreu i kesaj strukture, funksion te cilin e kryen deri ne vitin 1998.

Vjedhesit e bukurise antibiblike

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

Njeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet

*/*
Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston
Une mora pikellimin per dore
dhe ika
*/*/
Shembja e nje nate dashurie:
Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe cfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
sic ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
*/*
Nata e Vitit te Ri
O zemra ime, o vetmi,
te pime sonte, gjithsesi.
Nje mall, nje dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh koke me koke kurthojne
harrimin e harrimit tone.
Po qofte ne Dajt a Monparnas
nje shishe vere te ndjek pas.
Sa vlen nje gllenjke e saj nuk vlen
as fama, as froni qe shkelqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..
*/*
Pezull

Ka muaj qe duart s`me punojne
dhe koka me ben dimer tej e tej;
s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
ca akuj kallur tinez neper dej.

Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyres,
fytyren tende ta rrezosh perdhe.

Mungesa e vetmise me ka munduar
tani i vetem ndihem si ne morg;
ne se pershesh me kocka me kane shtruar
as korbit vete une nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
shtrigon, mpreh thikat; c`beselidhje e zeze!
Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
fryn, o njeri , mbi ty si mbi varreze...
*/*
UDHETIMET E MIA

Do ta shaloj rene
te shkoj mbi malet e mia,
po deshen shi, t'u derdh pika lotesh.

Do ta shaloj kalin
te ndiej shijen e eres
kur dashuria me pret.

Do ta shaloj lumin
te me coje ne det,
te mbaj mbi vete anijet.

Do ta shaloj pemen
mos pikellohet pa zogjte,
rrenjet t'i ngulen me thelle ne toke.

Do ta shaloj endrren
pa yzengji dhe pa fre,
te me coje tek e nesermja.

Do ta shaloj kengen,
zot i saj, rob i saj, a t'ia kendoj
levizjes dhe nga pika e vdekur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›