Nje fund i mitit te shpirtit te torturuar
Portret/Ne ditet e ekspozites se madhe ne Londer, autori ben nje portret te Van Gogh-ut nepermjet letrave te tij. The Real Van Gogh: The Artist and his Letters (Van Gogu i vertete: Artisti dhe Letrat e tij), nje ekspozite e cila eshte deri me 18 Prill ne Londer, permban 65 piktura dhe 30 vizatime dhe po ashtu edhe plot 40 letra origjinale - me skica, ku secila i referohet nje pune te mbaruar ne ekspozite.
FISUN GUNER*
Vincent Van Gogh, edhe me nje karriere, e cila nuk zgjati me shume se dhjete vjet, prodhoi rreth 900 piktura dhe 1100 vizatime dhe skica. Ai shpesh pikturonte tejet shpejt dhe gati ethshem dhe njehere shkroi se: "emocionet jane aq shume te forta saqe me duket e punoj pa e ditur fare se jam duke punuar".
Pikturat e tij me te mira, pa asnje dyshim jane ato te 15 muajve te fundit te jetes se tij, te cilat ai i kaloi ne Arles, ne Jug te Frances. Ai shkoi per te jetuar me 1888 dhe erdhi pas plot nje viti qendrimi ne azilin qe ishte ne afersite e St. Remy per te semuret mendore, pjeserisht per te riaftesuar shendetin e tij, pas nje krize qe kishte pesuar ne Paris. Gjate kesaj periudhe te madhe, qe i perket ketij aktiviteti kaq pjellor dhe rritjes se tendosjes mentale, Van Gogh arriti te realizoje shume nga kryeveprat e tij me te njohura. Ne te vertete, ne Arles, ai arriti te prodhoje shume vepra, gati llogaritet shume me teper se 200 piktura. Eshte nje numer qe mund te llogaritet ne rreth nje te treten e prodhimit total te Paul Gauguin, mikut te tij post-Impresionist.
Ne mes te ketyre 200 pikturave jane lulediellet e tij gati ikonike, nje karrige e thjeshte prej kashte ne te cilen prehet pipa e tij dhe qesja e duhanit "Night Café" ne Place Lamartine, ne te cilen e gjithe dhoma duket sikur eshte shikuar ne nje si te gjelber te turbullt e mjegulle te kuqe dhe muret duket se jane krejt te shkaterruar brenda. Portreti i realizuar prej tij i ekonomes, Madame Ginoux me kostumin e saj Arlesienne, rroba e tij gjallerisht blu kundrejt sfondit me te verdhen flakerruese dhe "Mbjellesi", qe eshte i inspiruar nga piktura me diellin e tij te madh prej limoni dhe pemen e tij te stilit japonez.
Shume nga keto piktura mund te shikohen keto dite ne nje ekspozite ne Akademine Mbreterore ne Londer dhe jane gjera qe perpiqen te ndajne perfytyrimin e mitit te gjeniut te torturuar nga ai njeriu plot mendime dhe tejet i dedikuar ndaj artit te tij. Ai duket qarte ne letra se e ka pasur te gjithe mundesine te realizoje te tilla pune dhe ne cilesine e dukshme ne te cilen ai i ka prodhuar realisht ato.
The Real Van Gogh: The Artist and his Letters (Van Gogu i vertete: Artisti dhe Letrat e tij, nje ekspozite e cila eshte deri me 18 Prill ne Londer) permban 65 piktura dhe 30 vizatime dhe po ashtu edhe plot 40 letra origjinale - me skica, ku secila i referohet nje pune te mbaruar ne ekspozite. Ne nje nga letrat-skica, e cila eshte paraqitur dhe shkruar per Teon, vellain e tij me te vogel - tregtarin e artit dhe njeriun e tij me te besuar, ne shikojme nje skice te detajuar te Mbjellesit. Gjithmone tejet i interesuar qe te informonte te vellane per pikturat qe ai kishte realizuar, Van Gogh shton ne nje nga letrat edhe nje pershkrim te ngjyrave qe ai ka perdorur: "Ketu eshte nje croquis [skice] e kanavaces se fundit, ku jam duke punuar me nje tjeter mbjelles. Nje disk limoni i verdhe i pafundme per diellin. Qiell verdhe-jeshil me re te kuqerreme. Fusha eshte violete dhe mbjellesi e pema me blune prusiane".
Mbjellesi (1888) eshte nje nga pikturat me te njohura te tij ne kete ekspozite. E pikturuar sipas nje modeli te Millet, eshte nje pune qe fisnikeron gjithsesi punen e rende dhe gati poshteruese te fshatarit. Artisti i ri kerkon te identifikoje vetveten me punen e zakonshme te nje njeriu per te cilin, ai beson krejtesisht ne te ashtuquajturin "artin e popullit" dhe pikerisht ne ate qe ai ka bere vete. "Ka qene gjithmone deshira ime e madhe qe te pikturoj per ata qe nuk e dine punen artistike te pikturimit", shkroi ai ne nje leter ne 1889.
Mbjellesi , po ashtu, eshte pikturuar i inspiruar nga gravurat japoneze te realizuara ne blloqet e drurit, ne te njejten menyre si shume nga artistet bashkekohore parisiene. Ne ate kohe, Van Gogh ka qene shume i influencuar nga arti i ketij vendi. Per me teper, vendimi i tij per te udhetuar ne Arles nuk ishte thjesht dhe vetem per arsye te shendetit, por edhe sepse ai besonte ne driten dhe ne peizazhin e Provences, qe mund t'i jete dukur e ngjashme me driten dhe peizazhin e nje Japonie fiktive, apo vete ngjasimi me pamjen perendimore te Japonise per te cilen ai kishte lexuar aq dendur, megjithese ai nuk kishte qene asnjehere atje. Dhe per nje holandez kaq shume depresiv, sa ishte ai, ideja e drites dhe e ngrohtesise se jugut te Frances mund te kete qene vertete shume ekzotike.
Ne nje tjeter leter-skice te derguar Teos, e shkruar serish ndersa Van Gogh ishte duke u riaftesuar ne azilin e St. Remi, ne shikojme nje reference per nje prej serive te tij shume te gjalla, selvite monumentale, format perdredhese te tyre, te cilat te rrefejne eren e ftohte te jugut freng. "Selvia eshte e bukur per sa i perket linjes dhe proporcioneve te saj dhe duket sikur eshte nje obelisk egjiptian. Dhe e gjelberta vete, si ngjyre, ka nje cilesi te tille kaq te shquar".
Ekspozita e Akademise Mbreterore eshte vezhgimi i pare i madh i punes se Van Gogh ne Britanine e Madhe, qe nga viti 1968. Ajo vjen fill pas riperkthimeve te letrave te botuara pak me pare te Muzeut Van Gogh ne nje edicion me gjashte vellime nga Thames & Hudson: shenime dhe percaktime ne fund te faqeve (megjithese ka edhe me shume ne versionin online), fshirjet e meparshme jane rirregulluar dhe kur nje leter i referohet nje vizatimi, skice apo litografie, imazhi me i pershtatshem i saj eshte i ilustruar pas letres.
Pergjate ekspozites na behet e qarte se fjalet jane po aq te rendesishme per Van Gogh sa edhe imazhet. Ai kishte nje talent te madh si shkrimtar dhe letrat duhet thene se jane nje rruge e mire e dobishme per te nxjerre per publikun shume nga idete e tij artistike. Por letrat jane gjithmone mundesia e vetme per te kuptuar ate ne vend te nje komunikimi te suksesshem te munguar me njerezit e tjere, qe mund te ishin balle per balle. Van Gogh ishte vertete nje punetor i madh por edhe tejet e i lodhshem ne shoqeri saqe edhe vellai i tij aq besnik eshte i deshperuar shpesh nga tendosjet e bashkebisedimit ne kompanine e tij teper lodhese. Kur ata jetonin bashke ne Paris, Teo ankohej se pasi vinin nga puna ne shtepi, Van Gogh i fliste vazhdimisht rreth Impresionizmit, duke mos arritur as qe te marre fryme normalisht. Ai do te mundohej pasketaj t'i afrohej me nje karrige prane shtratit te vellait, ku te degjonte monologun e tij pergjate te gjithe nates.
Qe letrat ishin produkt i nje vetmie te madhe kjo nuk ka asnje dyshim, per ne momentin kur Van Gogh ishte duke jetuar aktualisht me Teon, kuptohet qe letrat nderpriten. Por menjehere sapo ai do te gjendej thjesht me veten e tij, ato vazhdonin me nje rend te paane, shume shpesh duke arritur dhe deri ne gjashte faqe dhe me nje shkrim teper te ngjeshur.
"Shtepia e verdhe" (1888)
Ne gjithe 819 letrat e shkruara nga ajo qe ka mbetur prej Van Gogh, pjesa me e madhe i jane drejtuar te vellait Teos, ndersa pak te tjera motres se tij me te re Wilemien (Wil) dhe te tjerat nje grupi artistesh, perfshire ketu dhe Gauguin, me te cilin jetoi ne Arles per plot nente jave te tera te stuhishme perpara se Gaugain perfundimisht te shperthente jashte rreshtit te tyre dhe Emile Bernard. Radha apo me mire statusi i tyre vertet precipitoi ne nje krize: Van Gogh preu bulen e majte te veshit dhe ia paraqiti ate nje prostitute lokale ne nje nga bordellot qe kishte afer, te cilen e frekuentonte shpesh edhe me Gauguin. E tmerruar me kete dhurate te pazakonshme, prostitutes, Rachel, i ra te fiket.
Ende edhe ne crregullimin e tij te ngadalte dhe te tmerrshme, duket se fjalet vazhdojne ta mbajne gjate. Asnje artist tjeter nuk ka mundur te prodhoje nje bashkesi te tille kaq elokuente fjalesh, duke zbuluar shpesh e madje duke levizur me veshtiresi ne jeten e tij dhe ne mendimet nepermjet artit. Ai "pikturon" gjallerisht pershkrimet e tij me syrin e nje artisti perpara se ai te kete vendosur qofte dhe nje furce te vetme ne kanavace. Sapo arrin ne Arles, ai i shkruan nje leter Teos, duke pershkruar gjerat perreth ne kete menyre:
"Kam verejtur disa ngastra te mrekullueshme ne token e kuqe mbjelle me rrush me malet ne sfond me shumice jargavanesh, qe duken teper delikate. Dhe peizazhet nen bore me majat e maleve te bardha perkundrejt qiellit po aq te ndritshme sa edhe vete bora jane njesoj me ate peizazhin dimeror, te cilat japonezet i bejne ne pikturat e tyre".
Me kete te fundit, publiku meson nga koha ku ai punon dhe serish fjalet dhe imazhet qe e mbushin imagjinaten e Van Gogh do mbeten njesoj. "Librat, realiteti dhe arti jane e njejta gje per mua". Dhe, bash atehere jehon thelle ndjeshmeria e tij: "Dikush duhet te mesoje te lexoje, ashtu si dikush meson te shikoje dhe meson te jetoje".
Van Gogh ishte nje lexues i etur dhe lexonte ne hollandisht, frengjisht dhe anglisht. Ai kishte lexuar Dikensin ne anglisht (Hard Times ishte me e preferuara e tij). Ai levizte vecanerisht ne lexime permes ndjekjes se historive te dramave te Shekspirit dhe ai donte vecanerisht Flaubert dhe Maupassant. Ne te vertete, ai ishte tejet i njohur me te gjithe njohurite rreth fikshenit francez te kohes se tij. Pervec kesaj, ai arrinte te lexonte shume per Japonine dhe kete thuhet se e merrte permes fikshenit te Pierre Loti, vecanerisht librit te tij me bestseller Madame Chrysanthème, e cila u be baza e Madame Butterfly te Pucinit. Van Gogh identifikohet ne vecanti me shkrimtaret natyraliste frenge dhe eshte i inspiruar shume nga pershkrimi qe Zola i beri jetes se Parisit dhe thuhet madje se i kishte lexuar te 20 romanet e ciklit te Zolas, Rougon-Macquart. "[Ato] e pikturojne jeten ashtu si ne e ndjejme vete dhe keshtu dukshem e kane nevojen te cilen kemi edhe ne, qe njerezit te tregojne te verteten", i shkruan ai, te motres EIL me 1887.
Megjithese Arles ishte njehere e nje kohe kryeqyteti i Gaul, ne pjesen perendimore te perandorise romake, Van Gogh-ut duket se pak i interesonte historia. Ne vend te kesaj, ai ketu ka shkruar dicka per gjendjen e misionit te tij per te pikturuar ne kohen e punes dhe si arrin te veproje pergjithmone. Ndryshe nga Gauguin, qe deklaronte se ai kerkonte vetem te pikturonte vizionet dhe endrrat e tij, Van Gogh donte te pikturonte jeten ashtu si ndodhte perreth: "The zouaves, bordellot, arlesianet e vegjel aq te dashur qe shkonin ne vellazerine e tyre... priftin ne rason e tij qe ngjan pak a shume si nje rinoceront teper i rrezikshem, pijetaret e ..."
Megjithate arti i Van Gogh ishte saktesisht me rrenjet ne realizem (realizmi holandez qe ishte pak sentimental, e lehtesisht moralizonte realizmin freng te Millet; cuditerisht artin italian nuk e kapi ne nje veshtrim te shpejte) ai kishte nje ndemje te pakalueshme romantike qe e nenvizon edhe me thelle kete realizem: Van Gogh besonte tejet se pikturat duhet t'i permbahen vete realitetit te tij dhe kryesisht duke nxitur emocione te forta, ne te cilen ngjyra, ekspresive ne vetvete, do mund te shoqeronte emocione te tilla dhe ku puna e kujdesshme e vizatimit do mbetej thjesht e dyta. Metafora e tij vizuale ishte e thjeshte dhe e fuqishme. Madje edhe rrenjet e pemes ne rere mund "te shprehnin dicka nga lufta e jetes".
Megjithate po aq sa letrat na rrefejne per procesin artistik te Van Gogh, po aq edhe mund te na tregojne sesa irritues ka qene ai ne pergjithesi. Shume prej tyre jane te hapura dhe konkludojne me lypje per para drejt Teos. Teo s'ishte thjesht vellai i respektueshem qe punonte si tregtar arti, apo ai ishte njeriu i vazhdueshem ku ai prehej, por gjithashtu edhe personi qe e mbante te vellane me ushqimin mujor qe i lejonte atij mundesine te ndiqte ambicien e tij te thjeshte mendore. Ne nje pike,Van Gogh kishte paturpesine qe t'i afrohej te vellait qe vuante aq shume, njesoj si personazhi i nje vepre te Zolait, ku flitet per nje bizmesman, po kaq paimagjinate dhe mendjeshkurter. Madje, edhe me njerezit qe nuk ishin te lidhur me ta, ai te jepte pershtypjen se ishte teper i ashper ne piken e ashpersise. Ne nje leter te gjate, ai kritikon Simbolistin Emile Bernard, sepse pikturat e tij mbeshteten shume ne ate qe s'eshte shume per nje sy qe arrin te shikoje. Jo shume cuditerisht, Bernardi e kujton Van Gogh si "I vrullshem ne diskutim, pafund i shpjegueshem dhe ne zhvillim te ideve te tij".
Madje edhe Teo, duke shkruar per Wil ne lidhjen me Van Gogh-in i shkruan se: "Duket sikur aty tek ai ka dy qenie te ndryshme, ku njera ka talentin e mrekullueshem, te bukur e delikat dhe tjetra qe eshte egoiste dhe pazemer".
Letrat zbulojne se Van Gogh nuk ishte krejtesisht ai enderruesi i ndjeshem i mitit popullor. Ka dicka, e cila kuptohet qe e mbeshtjell ate dhe duket se eshte nje shpirt i pafajshem rreth tij, por ai eshte po ashtu qartesisht dhe aq gjaknxehte, brusk dhe dukshem njeri irritues. Kjo ane e Van Gogh, te cilen lexuesit e pasionuar te letrave e kane njohur gjithmone, natyrisht por me perkthimin e ri, vine shume afer tashme zerit origjinal te Van Gogh dhe tonit e ngandonjehere edhe ne mendimet e tij, te cilat gjarperojne ne proze: perkthimet e reja nuk i mbarojne krejt fjalite e tij dhe ato perfshijne edhe nje material te meparshem te censuruar.
Por vetem ne nje rast behet qe nderprerja e pastabilitetit te tij mendor te rrefeje veten. Ne letren e fundit perpara krizes se veshit ne fund te 1888, Van Gogh pershkruan nje vizite me Gaugain ne nje galeri ne Montpellier: "Une me Gaugain folem shume per Delacroix, Rembrandt & c. Diskutimi ishte tej mase elektrik. Ne disa here u dukem krejt me mendje te lodhura ashtu si nje bateri elektrike pasi ka rene". Dy rreshta me poshte ai do te vazhdoje: "Rembrandt eshte mbi te gjitha magjik dhe Delacroix nje njeri i Zotit, i gjemimit te zerit te Zotit dhe qe zhduket tej ne emer te Zotit".
Ky pershkrim jo i ndjeshem per Delacroix eshte rivendosur ne perkthimin e ri. Por keto shikime te befta nga mendja qe duken se s'jane aq normale mbeten te rralla. Letrat ne te gjithen zbulojne nje shkelqim dhe nje racionalitet qe na pershfaq neve vertete nje artist te zellshem dhe produktiv per ate qe mbeti ne pjesen me te madhe te jetes.
Kjo eshte dhe premisa e ekspozites se fundit ne Akademine Mbreterore dhe shkon tutje sherimit te mitit te cmendurise se njohur te gjeniut, qe per shume njerez lidhet thjesht me prerjen e bules se veshit te tij dhe vazos plot me luledielli. Mbi te tilla gjera, gjithsesi te mos harrojme: Eshte nje reputacion i gjithe i ndertuar mire.
Perktheu nga origjinali Ben Andoni