E Diel, 1 Nëntor 2026

GN: justify"> Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan vendime dhe projektligje të rëndësishme, si më poshtë: V E N D

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan vendime dhe projektligje të rëndësishme, si më poshtë:

  V E N D I M

 

PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE “PËR MUNICIONET THËRRMUESE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e konventës ndërkombëtare “Për municionet thërrmuese””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE “PËR MUNICIONET THËRRMUESE”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e konventës ndërkombëtare “Për municionet thërrmuese”.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

 * * *

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

 

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

 

Në fund të nenit 19 shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:

“Nëpunësit e administratës civile, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët nuk bëjnë pjesë në strukturat e Policisë së Burgjeve, gëzojnë statusin e nëpunësit civil, sipas legjislacionit në fuqi, dhe janë pjesë e shërbimit civil.

Marrëdhëniet juridike të punës për punonjësit mbështetës të administratës civile, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe për punonjësit e admistratës civile, në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.”.

 

Neni 2

Neni 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 22

Policia e Burgjeve

1.     Policia e Burgjeve ka për mision ruatjen e rendit dhe të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, gjatë transferimeve e shoqërimeve të të dënuarve ose të të paraburgosurve, në gjykata e institucione të tjera, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

2.     Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Policisë së Burgjeve rregullohen me ligj të veçantë.”.

Neni 3

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

JOZEFINA TOPALLI

* * *

 V E N D I M

  PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit “Malet drejt tregut””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

     P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit “Malet drejt tregut”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

 V E N D I M

  PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI DHE ABUZIMI SEKSUAL”

 

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës, për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI DHE ABUZIMI SEKSUAL

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës, për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “BARRAT DHE HIPOTEKAT DETARE””

 

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të  Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Barrat dhe hipotekat detare””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

                                                         PËR                                                                

 

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “BARRAT DHE HIPOTEKAT DETARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Barrat dhe hipotekat detare”.   Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA  TOPALLI

* * *

V E N D I M

  PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS RAJONALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE (ReSPA)”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale të administratës publike (ReSPA)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS RAJONALE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE (ReSPA)

 

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale të administratës publike (RESPA).

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

 V E N D I M

  PËR  

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES USHTARAKE TË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ushtarake të grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES USHTARAKE TË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË

 

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes ushtarake të grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË PARË NË SHKOLLËN E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “UNIVERSITETI “MARIN BARLETI””

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të  nenit 44,  të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

                                                      

1.     Lejimin e shkollës së lartë universitare private, “Universiteti “Marin Barleti””, me seli në Tiranë, të hapë programet e studimeve “Master i nivelit të parë” (MNP) në fushat:

a)     Shkenca politike, me profil:

i.      Lidership;

ii.     Administrim publik.

b)     Komunikim, me profil:

i.      Gazetari ekonomike;

ii.     Komunikim publik.

c)     Administrim biznesi, me profil:

i.      Financë-kontabilitet;

ii.     Marketing dhe menaxhim operacionesh;

iii.    Shërbime bankare dhe financiare;

iv.    Prona të paluajtshme dhe sigurimi;

v.     Lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore.

ç)  Shkenca juridike, me profil:

    i. E drejtë publike;

  ii. E drejtë e biznesit.

2.     Programet e studimeve, “Master i nivelit të parë”, synojnë arsimin dhe trajnim të mëtejshëm profesional. Këto programe studimi do të realizohen me, së paku, 60 kredite e me kohëzgjatje normale 1 vit. Në përfundim të këtyre studimeve lëshohet diploma “Master i niveli të parë” (MNP), në fushat e arsimimit dhe trajnimit të kryer.

3.     Ngarkohet shkolla e lartë universitare private, “Universiteti “Marin Barleti””, që, për çdo program studimi, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, të sigurojë zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një personel akademik me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialitetit.

4.     Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti “Marin Barleti””,  do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.

Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

5.     Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

6.     Shkolla e lartë universitare private, “Universiteti “Marin Barleti””,  duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

7.     Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

 

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, PËR PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTË PROGRAM STUDIMI, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, pika 4, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen në universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, në Fakultetin e Bujqësisë, të programit të studimit “Master i nivelit të parë”, në zhvillimin e integruar rural, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), në profilin “Zhvillim i integruar rural”.

2.     Programi i këtij studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit.

3.     Kuota e pranimeve në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, në zhvillimin e integruar rural, me kohë të plotë, në universitetin    “Fan S. Noli”, Korçë, për vitin akademik 2008-2009, të jetë 40.

4.     Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30%, për studentët, që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70%, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në të.

5.     Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, të përcaktuara nga njësitë kryesore të universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, bëhen publike paraprakisht.

6.     Tarifa  vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, në programin e studimit “Master i nivelit të parë”, në zhvillimin e integruar rural, do të jetë    60 000  (gjashtëdhjetë mijë) lekë.

7.     Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si: të verbër, të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuar, fëmijë romë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, ish-të përndjekur, që do të fitojnë të drejtën të ndjekin këtë program studimi, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

8.     Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.

9.     Në çdo program studimi “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.

10.   Kuotat e pranimeve në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, sipas pikës 3, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

11.   Ky program studimi do të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

12.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin  “Fan S. Noli”, Korçë.

13.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *  

V E N D I M

 

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN E PORTIT TË KONTENIERËVE NË PYLLIN E SODËS, VLORË, SI DHE PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE,

QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e  23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.        Përcaktimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit si autoritet kontraktues, për dhënien shoqërisë “ZUMAX”, AG, të koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim), për ndërtimin e portit të kontenierëve, në Pyllin e Sodës, Vlorë.

2.        Miratimin e bonusit prej 8 për qind të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet kësaj shoqërie.

3.        Ngarkohet ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK, “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË ASHENSORËVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin e rregullit teknik, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të ashensorëve”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

 V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, ME KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË MAKINERIVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve ushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.      Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të makinerive, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.      Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të makinerive me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.1216,           datë 3.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›