Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Për azilin në Republikën e Shqipërisë.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare, dt 26 Janar 2009, ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit,Jozefina Topalli dhe, procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 22.01.2009.
3. Projektligj Për ratifikimin e Protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Rumanisë në Bashkimin Evropian.
4. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998 Për azilin në Republikën e Shqipërisë.
5. Projektligj Për statusin e minatorit
Deputetët miratuan me shumicë votash pikat e rendit të ditës dhe rrëzuan variantin e paraqitur nga Grupi parlamentar i LSI, për projektligjin Për statusin e minatorit.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 20.16