E Shtunë, 31 Tetor 2026

GNK: SHBA-të të bisedojnë direkt me Iranin

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, me seli në Bruksel, ka kërkuar që Uashiongtoni të mbajë takime private me Teheranin, lidhur me programin atomik iranian.Ky grup konsideron se kanali direkt dhe i besueshëm do të mundësoj fleksibilitet më të madh, se sa takimet aktuale publike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Raporti i fundit i GNK-së, po ashtu, thekson se për ta nxitur perspektivën për sukses, fuqitë botërore nuk duhet të imponojnë sanksione të reja kundër Iranit dhe të mos presin që presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, të ofroj koncesione madhore.

Gjashtë fuqitë botërore: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë mbajtur disa runde të bisedimeve me Iranin, por pa ndonjë shenjë të kthesës madhore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›